Gazeta franceze “L'Équipe” i ka zbuluar katër prej votuesve të Topit të Artë 2026, të cilët kishin e parashikuar më saktë renditjen përfundimtare të çmimit.
Në mesin e tyre ishte edhe Khaled Al-Arafa, përfaqësuesi i Arabisë Saudite nga platforma “Thmanyah”.
Në këtë listë ishin gjithashtu kanadezi Neil Davidson, uellsiani Paul Abbandonato dhe francezi Vincent Garcia, kryeredaktor i “France Football”.
Asnjëri prej tyre nuk e kishte parashikuar saktësisht renditjen përfundimtare, ndërsa Garcia e kishte vendosur Kylian Mbappen në vendin e parë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

