KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfaqësues të FBI dhe agjencitë evropiane të sigurisë mblidhen sot në Tiranë

Përfaqësues të FBI dhe agjencitë evropiane të sigurisë mblidhen sot në Tiranë

Tirana pret sot Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 09:00, në Hotel Plaza, në sallën “Maritim”.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues të agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Konferenca do të mbledhë 235 pjesëmarrës, mes tyre përfaqësues të FBI-së dhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë.

Takimi synon të bashkojë në Tiranë përfaqësues të strukturave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, në kuadër të konferencës evropiane të FBINAA. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.