Hulk, Spider-Man, Iron Man dhe Dr. Doom kanë mbërritur në pikat e Shell në Kosovë, këtë herë në formën e makinave të telekomanduara që sjellin universin Marvel edhe më afër adhuruesve.
Nga 1 nëntori 2026, në pikat e Shell janë në dispozicion katër modele të ndryshme, të inspiruara nga personazhet e njohura të Marvel.
Për ta marrë njërën prej tyre, mjafton të furnizoheni në Shell me 20 euro ose më shumë me V-Power Benzin, Diesel ose Racing. Pas furnizimit, klientët kanë mundësi ta blejnë modelin e zgjedhur për 19.99 euro.
Rruga drejtë koleksionit të Marvel tash u bë edhe më e shkurtër. Me pikën më të re të Shell tek Qafa, në qendër të Prishtinës, heronjët tuaj janë edhe më afër.
Makinat Marvel nuk mund të blihen veçmas pa furnizimin e kërkuar, ndaj një ndalesë për karburant në Shell mund të përfundojë edhe me Hulk, Spider-Man, Iron Man apo Dr. Doom në koleksionin tuaj.
Secila makinë vjen me dizajn të frymëzuar nga personazhi përkatës dhe mund të telekomandohet përmes telefonit. Kontrolli bëhet me aplikacionin përkatës, ndërsa mënyra e aktivizimit dhe lidhjes shpjegohet hap pas hapi në udhëzimet brenda paketimit.
Koha e këtij koleksioni vjen edhe në prag të rikthimit të madh të Marvel në kinema me “Avengers: Doomsday” dhe që tashmë po tërheq vëmendjen e fansave të universit Marvel.
Furnizohuni me të paktën 20 euro me Shell V-Power Benzin, Diesel ose Racing dhe zgjidhni makinën tuaj Marvel për 19.99 euro.
Hulk, Spider-Man, Iron Man apo Dr. Doom – cilin do ta nisnit të parin në garë direkt nga SHell Kosova?

