KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

​Për pesë orë u gjobitën 178 drejtues të motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë

​Për pesë orë u gjobitën 178 drejtues të motoçikletave dhe trotinetëve elektrikë

Gjatë ditës së djeshme, nga ora 17:00 deri në orën 22:00, në territorin e Maqedonisë u krye kontroll aksionar për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve elektrikë, ku u sanksionuan 178 drejtues.

Nga këta, 156 drejtues nuk përdorën helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 13 drejtues u privuan nga liria për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, të gjithë drejtonin pa leje drejtimi, ndërsa pesë motoçikleta u konfiskuan për shkak të lejes së skaduar të qarkullimit dhe shkaktimit të zhurmës së tepërt.

“U sanksionuan 11 drejtues të skuterëve elektrikë, pesë prej të cilëve u sanksionuan për mosmbajtje të jelekut reflektues gjatë drejtimit gjatë dukshmërisë së reduktuar sipas nenit 103-d. Gjatë kontrollit, u sanksionuan edhe 130 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.