KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Për mua ishe forca, universi dhe ylli im”, thyen heshtjen partnerja e Rinesancë

“Për mua ishe forca, universi dhe ylli im”, thyen heshtjen partnerja e Rinesancë

Një mesazh i mbushur me dhimbje dhe dashuri vjen nga partnerja e artistes Rinesa Qeriqi, e njohur për publikun si Rinesancë.

Pas ndarjes së saj nga jeta, ajo ka ndarë në Instagram një fotografi të Rinesës dhe fjalë që tregojnë sa e rëndë është kjo humbje për të.

“Për mua ishe forca, universi dhe ylli im”, shkruan ajo, duke thënë se asgjë nuk mund ta përgatiste për një dashuri dhe humbje të tillë. Ajo shpreh keqardhjen që Rinesës nuk iu dha më shumë kohë dhe kujton se artistja luftoi deri në fund, me gjithë forcën që kishte.

Partnerja thotë se ta donte, ta njihte dhe të ishte pranë saj ishte nderi më i madh i jetës së saj. “Të kam dashur që nga dita kur u takuam dhe do të të dua deri në ditën kur të vdes”, shkruan ajo, duke shtuar se dashuria e Rinesës e ndryshoi përgjithmonë.

Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru. Homazhet për të mbahen sot, nga ora 12:00 deri në 17:00, në Waterloo të Ontarios, në Kanada. /Prive By LS

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.