KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka fituar për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar, duke kaluar nga akreditimi trevjeçar në atë pesëvjeçar.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka vlerësuar se ky sukses dëshmon punën e vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.

“Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme që po bëjmë për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK. Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri ka theksuar rëndësinë e investimit në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm të FSK-së.

“Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së. Përgëzoj drejtuesit dhe gjithë stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtij suksesi!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.