TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Për herë të parë pas pavarësisë, 4 komunat veriore do të udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë
    Lajme

    Për herë të parë pas pavarësisë, 4 komunat veriore do të udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë

    By A.JApril 24, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe, siç janë Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqit, do të udhëhiqen nga kryetarë të nacionalitetit shqiptar.

    Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje ka fituar në komunën e Mitrovicës së Veriut me kandidatin Erden Atiq dhe atë të Leposaviqit me Lulzim Hetemin. Ndërkaq, PDK-ja ka fituar Zveçanin me Ilir Pecin dhe Zubin Potokun me Izmir Zeqirin.

    Ky rezultat erdhi si pasojë e bojkotit të zgjedhjeve nga Lista Serbe, e cila në të kaluarën fitonte mbi 90% të votës në pjesën veriore të vendit. Pas bojkotit të tyre, procesi u injorua edhe nga qytetarët e nacionalitetit serb, duke bërë që dalja të jetë tejet e ulët. Sipas KQZ-së, nga mbi 45 mijë qytetarë të cilët kanë të drejtë vote, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar vetëm 1567 prej tyre.

    Këtij rezultati i ka kontribuuar edhe shteti i Serbisë, të cilët u kanë bërë presion serbëve të Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhje.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se e drejta për të votuar u është ofruar secilit qytetarë me të drejtë vote, dhe se procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë incident.

    “Sipas informacioneve të vazhdueshme që kemi pranuar nga këto komuna, procesi zgjedhor është zhvilluar pa ndonjë problem. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar mundësinë dhe kushtet për të gjithë qytetarët me të drejtë vote në këto komuna, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe institucionet demokratike”, ka thënë Radoniqi.

    Për këto zgjedhje ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, të cilët kanë shprehur keqardhje për refuzimin e disa partive për të marrë pjesë në zgjedhje. Po ashtu, ata kanë theksuar se e vlerësojnë përpjekjen e Kosovës për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

    “Na vjen keq që jo të gjitha partitë e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhorë kosovarë për t’i vënë vendet e votimit në dispozicion të qytetarëve që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit”, thuhet në komunikatë.

    Ndërkaq, sipas ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dalja e ulët në zgjedhje nuk i kontribuojnë zgjidhjes politike, teksa i ka lëvduar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in për profesionalizmin e tyre.

    “Zgjedhjet me një numër kaq të vogël votuesish nuk i kontribuojnë një zgjidhje politike. Është për keqardhje që disa parti nuk morën pjesë. Një pikë pozitive: profesionalizimi i Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Tash është koha të implementohet marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar ambasadori i Francës, Olivier Guerot, në Twitter.

    Pas publikimit të rezultateve, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se dy kandidatët e tyre që i kanë fituar zgjedhjet, do të qeverisin në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim kombësie apo partie.

    Teksa edhe kreu i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar PDK-në dhe ka potencuar se e rëndësishme ka qenë që procesi ka qenë i rregullt dhe i qetë. Por, sipas tij, mbetet shqetësues fakti i numrit të vogël të qytetarëve që kanë votuar.

    “E rëndësishme është që procesi i sotëm ishte i rregullt dhe i qetë. Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje. Tani presim nga Qeveria që t’i marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë – për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut”, ka thënë Krasniqi.

    Kandidatët e zgjedhur në komunat e veriut do të kenë mandat rreth dy vjet e gjysmë. Gjithsej 19 qendra të votimit i kanë shërbyer procesit zgjedhor, 6 nga to kanë qenë në objekte të zakonshme, ku janë mbajtur zgjedhjet edhe më herët, e 13 të tjera në objekte alternative, apo kontejnerë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x