KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion

Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion

Që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar 310.865 shkelje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 180.378 janë kryer nga automjete me targa të huaja.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën nga 02.02.2026 deri më 20.08.2026, në sistemin “Qyteti i Sigurt” janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje, ku pjesa më e madhe kanë të bëjnë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht 301.835 shkelje.

Sa i përket shkeljeve të kryera nga automjete me targa të huaja, që nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” janë regjistruar gjithsej 180.378 shkelje, ndërsa në periudhën nga 19.08.2026 deri më 20.08.2026 janë regjistruar 5.514 shkelje nga automjete me targa të huaja.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në apelin e MPB-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.