Pentagoni u tha ligjvënësve amerikanë këtë javë se ka të ngjarë të duhen gjashtë muaj për të pastruar minat e vendosura në ngushticë, sipas një personi të njohur me situatën, të cilit iu dha anonimiteti për të diskutuar informacionin e ndjeshëm.
Zyrtarët nga Departamenti i Mbrojtjes dhanë informacionin gjatë një informimi të klasifikuar në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të martën, transmeton Telegrafi.
Seanca la më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërsa ligjvënësit kërkuan informacion në lidhje me koston e luftës kundër Iranit, strategjinë dhe objektivat, thotë personi.
Ligjvënësit ngritën gjithashtu pyetje që ende kanë mbetur pa përgjigje në lidhje me sulmin ndaj një kompleksi shkolle gjatë ditëve të para të luftës.
Ndryshe, iranianët kishin kërcënuar vazhdimisht me bllokim të Ngushticës së Hormuzit me vendosje të minave nëse SHBA-të vazhdojnë sulmet ndaj objektivave të tyre ushtarake. /Telegrafi/