KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pengohet gazetari Jeton Sopa gjatë protestës, AGK: Dënojmë sulmin fizik

Pengohet gazetari Jeton Sopa gjatë protestës, AGK: Dënojmë sulmin fizik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas një incidenti gjatë protestës para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku sipas AGK-së është penguar në kryerjen e detyrës gazetari Jeton Sopa nga KosovaNews.

Sipas njoftimit të AGK-së, Sopa është shtyrë fizikisht nga disa persona derisa po raportonte nga protesta, në kohën kur në Kuvend po mbahej seanca e jashtëzakonshme.

AGK-ja ka shprehur shqetësim për rastin dhe e ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit.

“AGK-ja u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në ngjarjet e sotme që të respektojnë punën e ekipeve mediale dhe të mos e pengojnë atë në asnjë mënyrë”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

AGK-ja ka kërkuar që gazetarët dhe ekipet mediale të mund ta kryejnë punën e tyre pa pengesa dhe presion gjatë raportimit nga protestat dhe ngjarjet publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.