KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Penallti e lehtë për t’u dhënë”, ylli i Austrisë mendon se iu bë padrejtësi pavarësisht fitores

“Penallti e lehtë për t’u dhënë”, ylli i Austrisë mendon se iu bë padrejtësi pavarësisht fitores

David Affegruber që shënoi gol në fitoren e Austrisë ndaj Kosovës është ankuar për penalltinë e favorizuar për “Dardanët”.

Austria triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Kosovës, sfidë në të cilën faktikisht ishin më të mirë.

Pas ndeshjes për ORF, Affengruber u ankua për penalltinë që iu favorizua Kosovës.

“Zhvilluam një paraqitje shumë të mirë. Aktualisht donim ta mbanim portën e paprekur, por pastaj morëm një penallti, ishte një penallti e lehtë, por dhuruam një paraqitje fantastike dhe jemi të lumtur me pikët e plota”.

“Romano gjithmonë më dha harkime në stërvitje dhe kjo ndodhi në lojë. Kemi një skuadër ku shpirti i ekipit është fantastik. Unë gjithnjë jap më të mirën, morëm tre pikë dhe tani fokusohemi në lojën e radhës”.

Austria tani ka gjashtë pikë, Kosova dhe Irlanda nga tri sosh. Ndërkohë, në përballjen e ardhshme austriakët i shkojnë irlandezëve, derisa “Dardanët” udhëtojnë për në Hungari që të luajnë me izraelitët./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.