Kuvendi Komunal i Pejës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën prej 44,119,678 eurosh.
Pjesa më e madhe e buxhetit është planifikuar për paga dhe mëditje, për të cilat janë ndarë 21.48 milionë euro. Ndërkaq, për investime kapitale janë paraparë 14.56 milionë euro.
Sipas ndarjeve të miratuara, 4.98 milionë euro do të shpenzohen për mallra dhe shërbime, ndërsa 1.93 milion euro janë planifikuar për subvencione dhe transfere.
Për shpenzime komunale janë ndarë 1.15 milion euro.
Në bazë të këtyre ndarjeve, buxheti i vitit 2027 parasheh rreth 6.9 milionë euro më shumë për paga dhe mëditje sesa për investime kapitale.
Buxheti u miratua me 18 vota për, ndërsa në momentin e votimit ishin të pranishëm 29 asamblistë. /Telegrafi/