KB Peja e ka barazuar serinë gjysmëfinale të play-offit, duke e mposhtur Trepçën me dy pikë dallim.
Peja zhvilloi një paraqitje fantastike në “Karagaqi” për të fituar me rezultat 95-93.
Çereku i parë ishte tepër i barabartë, me Pejën që e mbylli me një pikë epërsi (20-19). Megjithatë, në çerekun e dytë mitrovicasit arritën ta përmbysnin falë një triumfi 18-23, pra pjesa e parë përfundoi me rezultat 38-42.
Peja pastaj tregoi fytyrë tjetër në çerekun e tretë për ta mbyllur me nëntë pikë epërsi 30-21. Trepça provoi në çerekun e fundit që ta rikthejë fitoren, megjithatë nuk ia doli ta përmbysë pavarësisht që mbajti tre pikë epërsi 27-30.
Më i dalluari te Peja ishte Bracey me plot 26 pikë, ndihmuar nga Dardan Berisha me 14, derisa te Trepça më i miri ishte Amzil me 17 pikë./Telegrafi/