KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Peci: Vjedhja e votave ka kaluar përmasat e “vjedhjes industriale”

Peci: Vjedhja e votave ka kaluar përmasat e “vjedhjes industriale”

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth procesit zgjedhor, duke ngritur shqetësime serioze për integritetin e votës.

Peci ka deklaruar se vjedhja e votave brenda partive politike, sipas tij, ka kaluar edhe përmasat e asaj që ishte quajtur “vjedhje industriale” në zgjedhjet e vitit 2010, duke theksuar se ky fenomen po shfaqet pothuajse në secilën parti politike.

“Diçka është thellësisht e kalbur në vendin tonë”, ka shkruar Peci, duke e cilësuar situatën aktuale si alarmante për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Ai ka kritikuar ashpër ata që, sipas tij, po manipulojnë vullnetin qytetar përmes falsifikimit të votës, duke i krahasuar me “xheparosha” dhe duke i quajtur veprimet e tyre të turpshme dhe të dënueshme.

“Çfarë ka ndodhë me vjedhjen e votave brenda partiake si po duket e ka kaluar dimensionin e “vjedhjes industriale” të vitit 2010, dhe atë secila parti! Diçka është e kalbur thellësisht në vendin tonë! Turp për ju që i përngjani xheparoshave që e keni bë përmes falcifikimit të vullnetit qytetar! Nuk e di se si mundeni me ju dalë përball njerëzve të ndershëm të vendit tonë, të cilët e dhanë provimin qytetar të demokracisë më 28 dhjetor”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.