KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Peci: Të hyrat e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë rriten për 54 për qind në tre muaj

Peci: Të hyrat e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë rriten për 54 për qind në tre muaj

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se të hyrat e Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” janë rritur për 54 për qind, vetëm tre muaj pas emërimit të bordit të ri.

Përmes një postimi në Facebook, Peci e ka cilësuar këtë rezultat si dëshmi të efikasitetit në qeverisje, transparencës, ligjshmërisë dhe llogaridhënies.

“54% rritje e të hyrave nga Ndërmarrja Publike Lokale ‘Stacioni i Autobusëve’ për vetëm 3 muaj nga emërimi i bordit të ri”, ka shkruar Peci.

Ai u është përgjigjur edhe kritikëve që kanë ngritur pyetje për rezultatet në Mitrovicë, duke theksuar se komuna po shënon përparim në menaxhimin e ndërmarrjeve publike.

“Ata që po shtrojnë pyetje se çka ka nga Mitrovica? Ka: efikasitet në qeverisje, transparencë, ligjshmëri dhe llogaridhënie!”, ka deklaruar Peci.

Në postimin e tij nuk janë dhënë detaje shtesë për vlerën e të hyrave para dhe pas emërimit të bordit të ri, apo për faktorët konkretë që kanë ndikuar në këtë rritje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.