KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Peci: Rruga kryesore dhe dy degëzime në Pirq po rregullohen, ndërhyrja shtrihet në 1.5 kilometra

Peci: Rruga kryesore dhe dy degëzime në Pirq po rregullohen, ndërhyrja shtrihet në 1.5 kilometra

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se rruga kryesore dhe dy degëzimet e saj në fshatin Pirq, me gjatësi rreth 1.5 kilometra, po rregullohen.

Peci ka bërë të ditur se Pirqi, të cilin e ka cilësuar si një prej fshatrave me prodhimtarinë më të lartë bujqësore në ekonominë e qytetit, po përfitojnë nga investimet infrastrukturore.

“Rruga kryesore dhe dy degëzimet e saj, me gjatësi rreth 1.5 km, po rregullohen”, ka shkruar Peci.

Ai ka paralajmëruar se në Pirq do të realizohen edhe investime të tjera, përmes projekteve që janë planifikuar.

Investimet në infrastrukturën rrugore pritet të lehtësojnë qarkullimin e banorëve dhe të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarive bujqësore në këtë zonë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.