TË FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Peci premton përkrahje për bujqësinë organike: 100 euro shtesë për secilin hektar të mbjellur
    Lajme

    Peci premton përkrahje për bujqësinë organike: 100 euro shtesë për secilin hektar të mbjellur

    By A.JApril 26, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka premtuar më shumë përkrahje për fermerët që merren me bujqësi organike. Para fermerëve, Peci premtoi shtim të buxhetit për grante e subvencione.

    Në Konferencën e parë Ndërkombëtare për Bujqësinë Organike në Kosovë, ministri Peci e ka konsideruar bujqësinë së degë të rëndësishme e ekonomisë vendëse teksa tha se bujqësia organike është në mesin e sektorëve që ka potencial të jashtëzakonshëm në Kosovë.

    Ai ka bërë të ditur se për çdo produkt organik do të ofrohen 100 euro shtesë për secilin hektar të mbjellur.
    “Bujqësia është një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë kosovare dhe potencial për zhvillim të hovshëm dhe në kuadër të kësaj, bujqësia organike është në mesin e sektorëve që ka potencial të jashtëzakonshëm. Hartimi i politikave të mira janë në përgjegjësi e ministrisë, kur përcillet me angazhimin e fermerëve të devotshëm, të gjitha këto së bashku shndërrohen në energji të fuqishme e cila na garanton produkte cilësore e të shëndetshme për kosovarët”, tha Peci.

    “Ne në vazhdimësi shohim trendet e politikave të legjislacionit dhe programit që e kemi, si për subvencione apo pagesa direkte dhe programe për grante dhe në kuadër të kësaj që në vitin 2022 kanë pasur tretman të konsiderueshëm, ndërsa në vitin 2023 do të jetë më i përkrahur dhe njëra prej masave që i kemi ndërmarrë në kuadër të programit ‘Subvencione apo pagesa direkte’ është se e kemi veçuar çdo prodhimtari ose produkt organik duke iu ofruar 100 euro shtesë për secilin hektar të mbjellur”, u shpreh Peci.

    Ai tha se përgjatë këtyre dy viteve, do të rritet edhe buxheti për grante.

    “Në kuadër të granteve kanë qenë në dispozicion 1.2 milion euro dhe besoj që në kuadër të vitit 2023-2024, kjo shifer monetare do të shkojë drejt rritjes”, tha në fund Peci.

    E kryetari i shoqatës Organika, Fatmir Krasniqi, ka vlerësuar organizatat ndërkombëtare a të cilat tha se “nuk do të ishin këtu”.

    “Shoqata Organika mund t’u them se takimet e para nëpër Evropë, po mos të ishin organizatat ndërkombëtare nuk do të ishim këtu. Synimi ynë kryesor ka qenë që nëpër vendet evropiane ta ngrisim zërin dhe sot jemi prezentë në shumë shtete”, tha Krasniqi.

    Filip Gjoka nga shoqata IBMA nga Shqipëria, kërkoi që me shoqatën nga Kosova të bashkëpunojnë së bashku “për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe sfidave”.

    “Ndonëse jemi konkurent si në tregun vendor po ashtu edhe ndërkombëtar, duke qenë se kemi shumë sfida duhet t’i kapërcejmë së bashku dhe ta lëmë mënjanë konkurrencën dhe t’i përvishemi punës për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe sfidave të cilat janë të shumta”, tha ai./EO

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    By korrektpressMay 31, 20230

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë raportet…

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023

    Gruaja e Rexhep Selimit thotë se burri i saj nuk e shkarkoi avokatin, tregon krejt çka ndodhi

    May 1, 2023

    TË TJERA

    Afrona Dika ndan momente romantike nga shtrati me partnerin

    May 1, 2023

    Çifti i njohur kosovar ndahen pas 6 vitesh martesë

    May 1, 2023

    Bledi Mane: ‘Kur unë pija alkol, Luizi luante bixhoz’

    May 1, 2023

    Xhuliana e pranon: Jam një luaneshë në shtrat

    May 1, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Arifi – Qeverisë: Me Amerikë nuk ka lojë

    May 31, 2023

    Arifi: Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me keqpërdorimin e “Fondit të Kosovës”

    May 17, 2023

    14 mln vende pune do të humbasin në 5 vjet, robotët do të na zëvendësojnë

    May 1, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    x