KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Peci: Pas 27 vitesh u zbardh fati i Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih Mëziut

Peci: Pas 27 vitesh u zbardh fati i Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih Mëziut

Në Mitrovicë është mbajtur një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit, intelektualit dhe kontribuuesit të çështjes kombëtare, Adem Beqiri.

Përmes një postimi, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka kujtuar Adem Beqirin, Idriz Rrecajn dhe Salih Mëziun, të cilët, sipas tij, janë gjetur pas 27 vitesh në një varrezë masive.

Peci ka shkruar se për tri familje, pas vitesh dhimbjeje, pritjeje dhe kërkimi për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ankthi ka marrë fund.

Ai e ka përshkruar Beqirin si atdhetar, aktivist, humanist dhe veprimtar, duke theksuar kontributin e tij dhe të familjes së tij në çështjen kombëtare.

Në mbledhjen komemorative është kujtuar edhe Idriz Rrecaj nga Llausha e Drenicës, për të cilin Peci ka thënë se ishte intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare.

Po ashtu, është përkujtuar Salih Mëziu nga Marina e Skenderajt, i cili, sipas Pecit, është gjetur në të njëjtën varrezë masive, ndërsa dy vëllezërit e tij vazhdojnë të jenë të zhdukur.

“LAVDI jetës dhe veprës së Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih Mëziut!”, ka shkruar Peci.

Në fund, ai ka shprehur shpresën që sa më shpejt të zbardhet edhe fati i 20 personave të tjerë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.