KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Peci me apel për qytetarët: Mos e ndotni lumin Trepça

Peci me apel për qytetarët: Mos e ndotni lumin Trepça

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumin Trepça.

Peci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se lumi Trepça po pastrohet rregullisht, duke theksuar se mirëmbajtja e tij kërkon angazhim dhe shpenzime të vazhdueshme.

“Sa më shumë ndotje, aq më shumë shpenzime dhe më pak investime!”, ka shkruar Peci, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së lumit.

Ai ka theksuar gjithashtu se është i gatshëm të adresojë kërkesat e qytetarëve dhe se institucionet po angazhohen për mirëmbajtjen e hapësirave publike. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.