TË FUNDIT

    Haradinaj: S’kemi shpresa se qeveria do të ndryshojë veprimet, shpresa mbetet tek ndryshimi i qeverisë

    August 4, 2022

    Fillimi i festivalit “Sunny Hill”, policia tregon se cilat rrugë do të bllokohen për qarkullim

    August 4, 2022

    Tragjedia në Himarë, Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen në “Vrasje me dashje”

    August 4, 2022
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale
    Lajme

    PDK s’merr pjesë në seancë, Kransiqi: Trup të mos përfshihen veteranët në pagën minimale

    By A.JJune 14, 2022
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Para se të nisë seanca e Kuvendit ku në rend dite është edhe miratimi i pagës minimale. kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një konferencë për media ka njoftuar që Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të mospërfshirjes së veteranëve të UÇK-së në projektligjin për pagën minimale.

    Krasniqi tha se “injorimi i veteranëve” nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është turp i madh, duke shtuar se partia e tij s’do të pjesë dhe se do ta kundërshtojë fuqishëm.

    “Propozimet tona kanë qenë që paga minimale të jetë në nivelin e tillë, që të mundësojë mbulimin e nevojave elementare për punëtorët dhe familjet e tyre, gjë që nuk është as për së afërmi e kënaqshme me propozimin e qeverisë që e ka sjellë me projektligj. Por në vend se të fokusoheshim për të shqyrtuar mundësitë dhe për të ndërtuar një politikë të mirëfilltë që përmes përcaktimit të pagës minimale të arriheshin disa objektiva sociale, qeveria e ka devijuar komplet debatin duke vendosur njëanshëm dhe në mënyrë të turpshme, që të përjashtojë kategoritë e veteranëve të UÇK-së nga ky ripërcaktim i pagës minimale”, tha Krasniqi.

    Kreu i PDK-së tha se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë më meritorët për lirinë dhe se shteti e pavarësia e Kosovës e kanë në themel luftën për liri të këtyre burrave e grave që kanë rrezikuar jetën dhe kanë lënë pjesët e trupit nëpër vija të frontit.

    “Fatkeqësisht, Kryeministri Kurti dhe qeveria e udhëhequr prej tij, me vetëdije të plotë është duke u përpjekur të shkëpusë kujtimin dhe nderimin e kësaj sakrifice. Qasja e kësaj qeverie në mënyrë të vazhdueshme e ka shpërfillur lavdinë dhe sakrificën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këtë shpërfillje është duke e manifestuar edhe zyrtarisht. Me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, Kryeministri Kurti është duke u përpjekur të lëkundë themelet e dinjitetit të këtyre burrave e grave, që janë më meritorët për lirinë që e gëzojmë sot. Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj veteranëve, por edhe përpjekje për të tjetërsuar të vërtetën historike mbi të cilën qëndron themeli i lirisë dhe pavarësisë sonë”, tha ai.

    Krasniqi duke e konsideruar këtë sjellje të papërgjegjshme karshi veteranëve si absurde dhe të pafalshme, u bëri thirrje qeverisë që ta kthejë prapa këtë projektligj dhe mos ta procedojë tutje për miratim.

    “Në vend se të kishim sot debat për nivelin e pagës minimale për të vendosur pak më shumë drejtësi, qeveria ka vendosur që të bëjë padrejtësinë më të madhe e më të turpshme ndaj atyre që janë pjesë e dinjitetit tonë kombëtar e historik. Prandaj, injorimi dhe mos përfshirja e kompensimit të veteranëve të UÇK-së në ligjin për pagën minimale është një turp, pjesë e të cilit ne nuk do të bëhemi kurrë dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm. Mbi këtë bazë, Partia Demokratike e Kosovës sot nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Para se e njëjta të fillojë, dua që nga këtu t’i bëj thirrje edhe një herë qeverisë që ta kthejë prapa këtë projektligj dhe mos ta procedojë tutje për miratim”, theksoi kryetari i PDK-së.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Haradinaj: S’kemi shpresa se qeveria do të ndryshojë veprimet, shpresa mbetet tek ndryshimi i qeverisë

    August 4, 2022

    Fillimi i festivalit “Sunny Hill”, policia tregon se cilat rrugë do të bllokohen për qarkullim

    August 4, 2022

    Tragjedia në Himarë, Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen në “Vrasje me dashje”

    August 4, 2022

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Haradinaj: S’kemi shpresa se qeveria do të ndryshojë veprimet, shpresa mbetet tek ndryshimi i qeverisë

    By A.JAugust 4, 20220

    Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se qeveria nuk ka…

    Fillimi i festivalit “Sunny Hill”, policia tregon se cilat rrugë do të bllokohen për qarkullim

    August 4, 2022

    Tragjedia në Himarë, Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen në “Vrasje me dashje”

    August 4, 2022

    Klinaku: As qeveria e as opozita s’kanë pasur e as nuk kanë strategji për veriun

    August 4, 2022

    TË TJERA

    Tragjedia në Himarë, Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen në “Vrasje me dashje”

    August 4, 2022

    Pamje| Përdorimi i “JetSki”, momenti kur qytetari gati mbyt një person tjetër në plazhin e Shëngjinit

    August 4, 2022

    Dua Lipa: Jam krenare dhe e lumtur që jam në shtëpinë time

    August 4, 2022

    Krimet Ekonomike në aksion, hetojnë barnatoren që shet barna pa banderola në Prishtinë

    August 3, 2022
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Haradinaj: S’kemi shpresa se qeveria do të ndryshojë veprimet, shpresa mbetet tek ndryshimi i qeverisë

    August 4, 2022

    Fillimi i festivalit “Sunny Hill”, policia tregon se cilat rrugë do të bllokohen për qarkullim

    August 4, 2022

    Tragjedia në Himarë, Prokuroria ndryshon akuzën për Arjan Tasen në “Vrasje me dashje”

    August 4, 2022
    REKLAMË
    © 2022 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.