KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDK nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA, Hamza: 25 vjet pas jemi krah miqve tanë amerikanë

PDK nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA, Hamza: 25 vjet pas jemi krah miqve tanë amerikanë

PDK nderon viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA, Hamza: 25 vjet pas jemi krah miqve tanë amerikanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetët e PDK-së, në 25 vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në SHBA, kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të kësaj tragjedie.

Kryetari Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një nga tragjeditë më të rënda të kohës sonë.

“Sot, jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi. Kosova e di mirë vlerën e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.