KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Hamza pritet t’i njoftojë për takimet me Kurtin

PDK mbledh Kryesinë dhe grupin parlamentar, Hamza pritet t’i njoftojë për takimet me Kurtin

Kryesia dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mbajnë sot në orën 14:00 mbledhje të përbashkët në selinë e kësaj partie.

Siç mëson Telegrafi, në këtë mbledhje kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pritet t’i njoftojë anëtarët e Kryesisë dhe deputetët e partisë për përfundimin dhe epilogun e takimeve të zhvilluara së fundmi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas informacioneve, temë kryesore e takimeve Hamza-Kurti ka qenë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

PDK-ja është shprehur e gatshme që, pas miratimit të këtij Projektligji në dy leximet në Kuvend, të ulet dhe të diskutojë për një marrëveshje rreth zgjedhjes së presidentit, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, Hamza pritet të deklarohet për media, ku pritet të shpalosë qëndrimin e PDK-së lidhur me zhvillimet e fundit.

Mbledhja zhvillohet në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, ndërsa në mungesë të një marrëveshjeje vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.