KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDK-ja i drejtohet Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

PDK-ja i drejtohet Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë Kurti 4.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kërkesa përfshin mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe ndryshimin e procedurës së votimit.

“Sapo e dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së konstatimit për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit, mënyrës së zgjedhjes së nënkryetarëve dhe ndryshimit të procedurës së votimit të tyre”, deklaroi Tahiri para mediave.

Ai bëri të ditur se PDK-ja ka kërkuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Kushtetuesja.

Kuvendi u shpall i konstituuar nga kryetarja Albulena Haxhiu pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së. Pas kësaj, në seancë të jashtëzakonshme u votua Qeveria Kurti 4, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk morën pjesë. Tetë deputetët e Listës Serbe votuan kundër.

Lajmi në plotësim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.