KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Pastrimi” paralajmëron për rrezikun nga hedhja e xhamave në kontejnerë

“Pastrimi” paralajmëron për rrezikun nga hedhja e xhamave në kontejnerë

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka ngritur shqetësimin për hedhjen e mbeturinave inerte dhe xhamave në kontejnerët e destinuar për mbeturina të zakonshme, duke paralajmëruar për rrezikun që ato paraqesin për punëtorët e pastrimit.

Sipas një qytetareje, rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku dy persona, me një kamionetë, dyshohet se kanë hedhur mbeturina inerte dhe xhama në kontejnerë.

Qytetarja ka tërhequr vëmendjen se xhamat mund të shkaktojnë prerje dhe lëndime te punëtorët gjatë grumbullimit dhe largimit të mbeturinave.

Përmes këtij paralajmërimi, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin xhama apo mbeturina të rrezikshme në kontejnerët e zakonshëm, për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve të pastrimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.