KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Pastrimi” kërkon falje për vonesat në grumbullimin e mbeturinave, fajëson ndryshimin e orarit të deponisë në Mirash

“Pastrimi” kërkon falje për vonesat në grumbullimin e mbeturinave, fajëson ndryshimin e orarit të deponisë në Mirash

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka kërkuar falje për vonesat dhe mosrealizimin e plotë të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në disa lagje të kryeqytetit dhe në qytetet e tjera ku operon.

Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se vështirësitë janë shkaktuar nga ndryshimi i orarit të operimit të deponisë në Mirash, nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), duke filluar nga 1 tetori 2026.

Sipas “Pastrimit”, vendimi për mbylljen e deponisë në Mirash nga ora 00:00 ka ndikuar në përfundimin e ciklit të planifikuar të operimit gjatë natës, duke vështirësuar ofrimin e shërbimit të pandërprerë të grumbullimit të mbeturinave.

“Shërbimi i grumbullimit të mbeturinave kërkon orar të pandërprerë për 24 orë, ashtu siç kemi operuar deri më tani”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRM “Pastrimi” ka sqaruar se menaxhimi i deponisë nuk është në kompetencën e saj, duke theksuar se KMDK është ndërmarrje publike qendrore që funksionon në mënyrë të pavarur nga kjo kompani.

Pavarësisht vështirësive, “Pastrimi” ka bërë të ditur se ekipet e saj janë angazhuar për të rikuperuar vonesat dhe për të vazhduar shërbimin sa më shpejt, me qëllim të minimizimit të ndikimit te qytetarët dhe shëndeti publik.

Kompania ka njoftuar gjithashtu se është në komunikim të vazhdueshëm me KMDK-në për të gjetur një zgjidhje për situatën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.