KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Pastrimi” ankohet për mbylljen e deponisë në Mirash: Është e pamundur të përfundojë shërbimi si duhet

“Pastrimi” ankohet për mbylljen e deponisë në Mirash: Është e pamundur të përfundojë shërbimi si duhet

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se po vazhdon punën për grumbullimin e mbeturinave, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mbyllja e deponisë në Mirash në mesnatë.

Përmes një njoftimi, kompania ka thënë se mbyllja e deponisë në orën 00:00 ua pamundëson zbrazjen e kamionëve dhe vazhdimin e punës në terrenet e tjera ku ofrojnë shërbime.

“Jemi duke punuar pa pushim që të mbledhim mbeturinat, megjithëse deponia në Mirash mbyllet në ora 12 të natës dhe është e pamundur që të zbrazen kamionët për të vazhduar me terrenet tjera”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Pastrimi” ka kërkuar ndjesë dhe mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se po bën përpjekje për të ofruar shërbimet në masën që e lejojnë rrethanat aktuale.

Kompania i ka bërë thirrje Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) që ta rishqyrtojë vendimin për mbylljen e deponisë në mesnatë.

Sipas “Pastrimit”, grumbullimi i mbeturinave në të gjitha qytetet ku operon nuk mund të përfundojë deri në mesnatë, për shkak të shtrirjes së madhe të territorit dhe nevojës për zbrazjen e kamionëve gjatë operimit.

“Është e pamundur të përfundojë shërbimi si duhet nëse nuk kemi ku t’i zbrazim kamionët”, ka theksuar kompania.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse KMDK do ta rishqyrtojë vendimin dhe nëse do të gjendet një zgjidhje që mundëson vazhdimin e rregullt të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.