KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pasi përmbylli fushatën, Duda Balje vjen me poza joshëse në Instagram – fton qytetarët të votojnë

Pasi përmbylli fushatën, Duda Balje vjen me poza joshëse në Instagram – fton qytetarët të votojnë

Në përmbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, deputetja e SDU-së, Duda Balje, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në rrjetin social Instagram.

Politikania e njohur u shfaq mjaft elegante dhe e kuruar në çdo detaj, duke ndarë me ndjekësit disa imazhe profesionale që morën komente të shumta.

Në disa prej fotografive, Duda Balje shihet duke pozuar e veshur me korse dhe sako të zezë, një kombinim që vuri në pah stilin e saj modern dhe paraqitjen plot vetëbesim.

Foto: Duda Balje/Instagram

Ndërkaq, në një tjetër imazh, deputetja pozoi e veshur me të bardha, duke shkëlqyer me dukjen e saj elegante dhe të sofistikuar.

Përveç fotografive, Balje përcolli edhe një mesazh për komunitetin boshnjak, duke i ftuar qytetarët të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

Foto: Duda Balje/Instagram

Ajo theksoi rëndësinë që këto zgjedhje kanë për të ardhmen e vendit dhe përfaqësimin e komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Kujtojmë se në Kosovë po mbahen zgjedhjet e treta parlamentare brenda një periudhe prej një viti e gjysmë, pas mungesës së pajtimit ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit të vendit. /Telegrafi/

Foto: Duda Balje/Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.