KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pas vizitës befasuese dhe këngës që i këndoi Benitës në BBVK, Endri jep lajmin e madh për fansat

Pas vizitës befasuese dhe këngës që i këndoi Benitës në BBVK, Endri jep lajmin e madh për fansat

Këngëtari Endri hyri mbrëmë në shtëpinë e BBVK-së për një vizitë surprizë për banoren Benita Zena, me të cilën ai ka pasur një lidhje disa vjeçare.

Surpriza e tij filloi me një moment të veçantë, teksa Endri nisi të këndojë një këngë për të, duke e lënë Benitën të emocionuar.

Tani ai ka bërë të ditur se kënga e titulluar “Pa ty” do të publikohet të mërkurën, dhe përmes një postimi në Instagram, ai ndau gjithashtu disa sekuenca nga klipi i saj.

“Të mërkurën ‘Pa ty'”, ka njoftuar Endri.

Hyrja e befasishme e Endrit u komentua gjerësisht nga banorët dhe ndjekësit e programit, pasi ditëve të fundit Benita e kishte përmendur shpesh me mallëngjim, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre kishte lënë gjurmë tek të dy.

Vizita e tij ishte e një rëndësie të veçantë duke qenë se mbrëmë Benita festoi ditëlindjen.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.