KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Pas verifikimeve laboratorike, MINTI shqipton gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë euro

Pas verifikimeve laboratorike, MINTI shqipton gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë euro

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), përkatësisht Komisioni Verifikues për njehsorët elektrikë i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas verifikimit laboratorik të 16 njehsorëve elektrikë të konsumatorëve, që kanë paraqitur ankesa, janë konstatuar një sërë parregullsish.

Sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Po ashtu, në një rast është konstatuar heqje e miratimit të tipit të njehsorit elektrik, ndërsa 3 njehsorë të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë të verifikimit laboratorik.

“Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh. MINTI dhe AMK kanë bërë të ditur se verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të funksionimit të rregullt të njehsorëve elektrikë”, thuhet në njoftim.

Konsumatorët që posedojnë dëshmi lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë mund të vazhdojnë të adresojnë ankesat përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.