KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi tregon zgjidhjen për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

Pas vendimit të Kushtetueses, Durmishi tregon zgjidhjen për emrat e rinj të rrugëve të Tetovës

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar në lidhje me informacionet se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar emrat shqip të rrugëve dhe shesheve në qytetin e Tetovës.

Në statusin e tij sqaruar, Durmishi thotë se për çështjen e emërtimeve të rrugëve është formuar komision komunal dhe se emrat e rinj do të jenë të regjistruara në Regjistrin Qendror.

Ai ka akuzuar BDI-në opozitare për zgjidhje gjysmake, teksa thotë se tanimë disa çështje do të zgjidhen përfundimisht.

Reagimi i plotë:

Komuna e Tetovës, në krye me Bilall Kasamin, tashmë ka formuar një komision që do ta zgjidh përfundimisht çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë. Emrat e ri do të jenë të plotfuqishme, të regjistruara në Regjistrin Qendror, e jo fluskë dhe zgjidhje gjysmake siç i kishim deri tani: shqip për shqiptarët e maqedonisht në përdorim zyrtar.BDI dhe Gjykata Kushtetuese që ajo e votoi e dinë këtë realitet. Prandaj ky “operacion” sot është tentim për ta zbehur një tjetër zgjidhje që ne po e bëjmë, e ata nuk e kishin bërë për 24 vjet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.