KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Pas Tërnavës edhe ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

​Pas Tërnavës edhe ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ishte i pari që i shkoi në vizitë myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në pritjen e organizuar në BIK me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Edhe Gjergji, sikurse Tërnava më herët me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit, përçoi nevojën për unitet politik.

“Jam këtu për të shprehur mirënjohjet tona, ashtu që të dëshmojmë ashtu si gjithherë respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërfetare dhe bashkëndarjen e ndjenjave të festës, duke uruar Bajramin. Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar para dashurisë që buron nga qielli…. Është një moment i mirë që së bashkë me Naimin, në këtë festë të lutemi edhe për vendin tonë, edhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi dhe të mos vazhdojmë të flasim kush ka për të pasur pushtet por ku do të çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

E, më herët – me rastin e faljes së namazit të Kurban Bajramit, myftiu Tërnava para besimtarëve myslimanë deklaroi se fushata me akuza e urrejtje nuk i shërben të ardhmes së Kosovës.

Këto deklarata të prijësve fetarë erdhën në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë, një ditë para hapjes zyrtare të fushatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.