KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas reshjeve dhe përmbytjeve, KRU “Gjakova” ndalon përdorimin e ujit për pije në Rekën e Keqe

Pas reshjeve dhe përmbytjeve, KRU “Gjakova” ndalon përdorimin e ujit për pije në Rekën e Keqe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët në fshatrat e Rekës së Keqe se, për shkak të reshjeve të fundit, është rritur turbullira e ujit në burim, duke pamundësuar trajtimin e tij sipas standardeve të kërkuara për ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, deri në një njoftim të ri, uji nga rrjeti i ujësjellësit nuk duhet të përdoret për pije, pasi nuk i plotëson kushtet për konsum. Megjithatë, ai mund të përdoret për nevoja sanitare.

KRU “Gjakova” bën të ditur se ekipet laboratorike janë duke kryer analiza të vazhdueshme kimiko-fizike për monitorimin e cilësisë së ujit.

Kompania ka theksuar se qytetarët do të njoftohen menjëherë sapo rezultatet e analizave të konfirmojnë se niveli i turbullirës ka rënë brenda normave të lejuara dhe uji është i sigurt për konsum.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të respektojnë këtë rekomandim deri në njoftimin e radhës, në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme për shëndetin. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.