KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas protestës në Zvërnec, të rinj me maska nxisin urrejtje në rrjetet sociale: 5 mijë euro kush jep informacion për rojet private

Pas protestës në Zvërnec, të rinj me maska nxisin urrejtje në rrjetet sociale: 5 mijë euro kush jep informacion për rojet private

Pas ngjarjeve të shënuara pak ditë më parë në Zvërnec ku një prej protestuesve u tërhoq zvarrë nga rojet private brenda hapësirës së rrethuar, ne rrjetet sociale po shpërthejnë së fundmi edhe thirrje të shumta për destabilizim.

Disa llogari në TikTok kanë shpërndarë video dhe thirrje me gjuhë urrejtje, ku një prej tyre thotë se “jep 5 mijë euro për informacion” për njërin prej rojeve private të përfshirë në përplasjen e fundjavës në Zvërnec.

Ndërkohë një tjetër i quajtur “Youngboykevi” shfaqet i maskuar në Tik tok dhe paralajmëron “nëse Shqipëria shitet”, me 700 euro “I jep drejtim”.

Policia njoftoi dje arrestimin e një prej rojeve private që dhunoi protestuesin e Zvërnecit, ndërkohë që ka proceduar penalisht edhe disa të tjerë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme media greke Kathimerini shkruan se “dy autobusë ishin nisur nga Athina të premten në mbrëmje, ndërsa disa pjesëmarrës ishin nisur nga qytete të tjera në Greqi me makinat e tyre për t’iu bashkuar protestës”. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.