KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pas plagosjes në protestë, Bes Kallaku sjell lajme të reja për Erjonin

Pas plagosjes në protestë, Bes Kallaku sjell lajme të reja për Erjonin

Bes Kallaku ka ndarë një përditësim për gjendjen shëndetësore të mikut të tij, Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, aktori dhe këngëtari bëri të ditur se kishte folur me Erjonin mëngjesin e së dielës dhe se, fatmirësisht, ai ndodhej në gjendje më të mirë.

Megjithatë, dëmtimi i rëndë në sy kërkon trajtim më të specializuar jashtë Shqipërisë.

Besi shprehu shpresën që transferimi të realizohet gjatë ditës, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje dhe janë treguar të gatshëm të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë.

Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestës së 24 tetorit, ku, sipas raportimeve, dyshohet se u godit nga një plumb gome.

Ai mori trajtim në Spitalin e Traumës dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dëmtimi ka ngritur shqetësime për shikimin e tij, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur destinacioni ku pritet të kryhet trajtimi i specializuar. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.