KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas një nate të vështirë, Barcelona e merr një vendim të papritur para duelit me PSG-në

Pas një nate të vështirë, Barcelona e merr një vendim të papritur para duelit me PSG-në

Hansi Flick ka vendosur të ndryshojë planet e përgatitjeve të Barcelonës para përballjes me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve, duke u dhënë futbollistëve më shumë kohë për rikuperim pas një udhëtimi të lodhshëm nga Sevilla.

Barcelona po përgatitet për një javë vendimtare të sezonit, me përballjen ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve dhe El Clasicon kundër Real Madridit në La Liga.

Megjithatë, pas fitores bindëse 5-2 ndaj Real Betisit, skuadra katalunase u përball me probleme të papritura gjatë kthimit në shtëpi.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, udhëtimi i Barcelonës nga Sevilla u shndërrua në një natë të gjatë pritjeje dhe ndryshimesh të planit për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Skuadra duhej të kthehej në Barcelonë menjëherë pas ndeshjes, por moti i keq shkaktoi vonesa dhe prishi planet fillestare të udhëtimit.

Futbollistët dhe stafi arritën të niseshin vetëm të dielën rreth mesditës, ndërsa në Barcelonë mbërritën pas orës 14:00.

Flick e anulon stërvitjen

Përballë kësaj situate, Hansi Flick mori një vendim të papritur, duke anuluar seancën stërvitore që ishte planifikuar për orën 11:00 në qendrën stërvitore “Joan Gamper”.

Trajneri gjerman vlerësoi se lojtarët kishin nevojë për më shumë pushim pas udhëtimit të lodhshëm dhe nuk dëshironte t’i ngarkonte fizikisht para ndeshjes së rëndësishme evropiane.

Në vend të stërvitjes në fushë, futbollistët do të zhvillojnë vetëm ushtrime të lehta rikuperimi në palestër, përpara se të kthehen në shtëpi për të pushuar.

Vendimi vjen në një moment kur Barcelona po përballet me një kalendar të ngjeshur dhe shqetësime për gjendjen fizike të disa lojtarëve.

Vetëm një stërvitje para PSG-së

Barcelona do të ketë vetëm një seancë të mirëfilltë stërvitore para përballjes së shumëpritur me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve, të planifikuar për të martën në mbrëmje.

Për Flickun, menaxhimi i energjive dhe rikuperimi i futbollistëve janë thelbësorë në këtë fazë të sezonit.

Pas udhëtimit të vështirë nga Sevilla, trajneri gjerman dëshiron që skuadra të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme fizike për duelin me kampionët francezë.

Më pas, Barcelona do të fokusohet te një tjetër sfidë e madhe, El Clasico kundër Real Madridit, më 25 tetor.

Pavarësisht problemeve me udhëtimin, katalunasit synojnë ta ruajnë formën e mirë dhe të vazhdojnë me rezultate pozitive në të dyja garat. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.