KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë

Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë

Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 tetor në Gjakovë.

Fëmija që po trajtohej në QKUK nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, transmeton Klankosova.tv

Sipas raportit të Policisë, në aksident ishin përfshirë dy automjete, njëri me targa të Shqipërisë dhe tjetri me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishin pësuar pesë persona, tri femra dhe dy meshkuj. Njëri nga të lënduarit, i dyshuar në këtë rast, pas tretmanit mjekësor ishte dërguar në mbajtje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.