KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman – Policia jep detaje

Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman – Policia jep detaje

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore dhe Klubin e Zhytjes “Trepça”, ka realizuar një operacion të përbashkët për nxjerrjen e një automjeti nga liqeni i Ujmanit.

Operacioni ka nisur rreth orës 10:00, ndërkaq bëhet e ditur se pas identifikimit të automjetit të fundosur, njësitë pjesëmarrëse kanë arritur ta nxjerrin atë nga liqeni rreth orës 12:40.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, Njësia e Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.

Policia ka bërë të ditur se operacioni është realizuar pas uljes së nivelit të ujit në liqen,

"Ky veprim është ndërmarrë pas uljes se nivelit te ujit dhe gjithashtu ka shërbyer si një lloj trajnimi për pjesëtarët e policisë si dhe institucioneve tjera qe kane marre pjese ne këtë aksion".

"Rasti i fundosjes se automjetit ishte raportuar nga një qytetar i Republikës se Kosovës me date 14.10.2025 i cili atëherë kishte raportuar se automjeti i tij të cilin e kishte parkuar jashtë rrugës, te liqeni i Ujmanit, në rrethana të paqarta kishte rënë dhe ishte fundosur në liqenin e Ujmanit", njofton policia, transmeton Klankosova.tv.

Pas nxjerrjes nga liqeni, automjeti i është dorëzuar pronarit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.