KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Pas kritikave për fustanin në dasmën e Jordyn Woods, Kylie Jenner shfaqet me bikini dhe diademë

Pas kritikave për fustanin në dasmën e Jordyn Woods, Kylie Jenner shfaqet me bikini dhe diademë

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me disa fotografi pranë pishinës, ku shfaqet me bikini të zeza dhe një diademë.

29-vjeçarja e shoqëroi postimin me një emoji kurore, duke dhënë një tjetër paraqitje të guximshme pas reagimeve që mori për veshjen e saj në dasmën e shoqes Jordyn Woods.

Në disa prej fotografive, Jenner pozon para pasqyrës dhe në selfie, ndërsa shfaq edhe aksesorët e saj, përfshirë kufjet dhe një mbulesë telefoni të dekoruar me gurë, shkruan DailyMail.

Postimi vjen vetëm pak kohë pasi veshja e saj në dasmën e Woods dhe Karl-Anthony Towns u komentua gjerësisht në rrjet.

Në ceremoninë në Malibu, Jenner kishte zgjedhur një fustan të zi me prerje në bark dhe një të çarë të theksuar deri në kofshë.

Ajo u fotografua gjithashtu pranë të dashurit të saj, Timothee Chalamet, duke bërë që pamja e saj të bëhej një nga temat e diskutuara pas dasmës.

Disa përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan zgjedhjen e saj, duke e cilësuar fustanin si tepër të hapur për një martesë.

Të tjerë ironizuan faktin që, pavarësisht mundësive financiare dhe stilistëve në dispozicion, Jenner zgjodhi një veshje që sipas tyre tërhoqi më shumë vëmendje nga sa duhej.

Megjithatë, postimi i fundit tregon se Kylie nuk duket e shqetësuar nga komentet, duke vazhduar të ndajë me ndjekësit e saj foto të guximshme nga jeta e përditshme. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.