KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku nga Vitia: LDK është e anëtarësisë, jo e individëve

Pas kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku nga Vitia: LDK është e anëtarësisë, jo e individëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish nga Vitia, pas zhvillimeve të fundit brenda partisë dhe kërkesave për dorëheqje që janë adresuar në disa degë të saj, përfshirë Pejën, Lipjanin dhe Degën e Dytë të Prishtinës.

Në një postim publik, Abdixhiku ka falënderuar Degën e LDK-së në Viti, kryetarin Sokol Haliti, kryesinë dhe strukturat lokale për mbështetjen e dhënë.

“Degës së Vitisë, kryetarit Sokol Haliti, kryesisë dhe strukturave tona këtu, ju faleminderit për mbështetjen e plotë! Ju faleminderit për pritjen e sotme; që jeni e që ju kemi!”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se mesazhi i strukturave lokale është marrë qartë dhe se partia do të vazhdojë përpara pavarësisht sfidave.

“Mesazhin tuaj e mora qartë. Do ta kalojmë çdo sfidë, shtetare e partiake, siç kemi ditur gjithmonë; me demokraci funksionale, me vullnet të mbarë dhe me besim të plotë se LDK është veç e anëtarësisë së saj dhe ky vullnet s’i nënshtrohet askujt”, ka deklaruar ai.

Një ditë më parë, tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, e të mërkurën këtë e kërkoi edhe deputetja e zgjedhur, Hykmete Bajrami. Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se ai e Abdixhiku janë të vetmit që mund të jenë kandidatë për president dhe të sigurojnë të gjitha votat e deputetëve të LDK-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.