KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Pas njoftimit nga Irani dhe presidenti amerikan Donald Trump për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për kalimin e anijeve, ka reaguar edhe tregu i naftës.

Thuajse në të njëjtin moment, çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë ndjeshëm. Çmimi i naftës WTI ka rënë me 11.8 për qind, duke zbritur në 83 dollarë.

Rënie është shënuar edhe te nafta Brent, e cila ka rënë me 11.32 për qind, në 88 dollarë, shkruan skynews.

Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe te nafta Crude, e cila ka rënë në 84 dollarë, përkatësisht me 10.67 për qind.

Marrëveshja SHBA–Iran vjen gjithashtu në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit mes Libanit dhe Izraelit, pasi Teherani ka kërkuar që edhe kjo çështje të përfshihet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Iranit dhe SHBA-së.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është shpallur plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në një itinerar të koordinuar që tashmë është njoftuar nga Organizata për Portet dhe Çështjet Detare e Republikës Islamike të Iranit”, ka deklaruar ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.