KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pas gati tri dekadash pritjeje, identifikohet mjeku Dr. Adem Ademi, i zhdukur gjatë luftës

Pas gati tri dekadash pritjeje, identifikohet mjeku Dr. Adem Ademi, i zhdukur gjatë luftës

Pas 27 vjetësh pasigurie dhe pritjeje, familja Ademi ka marrë konfirmimin për identifikimin e Dr. Adem Ademit, i cili ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, përmes një njoftimi publik në emër të familjes, duke konfirmuar se rezultatet e analizave të ADN-së, të pranuara nga laboratori në Hagë, kanë mundësuar identifikimin e babait të tij.

Në njoftim, familja ka shprehur emocionet për këtë zhvillim, duke theksuar se pas gati tri dekadash pritjeje, më në fund do të mund ta përmbyllë një kapitull të dhimbshëm dhe t’i japë lamtumirën e fundit me dinjitet.

Familja Ademi ka falënderuar institucionet e Republikës së Kosovës, zyrtarët, hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në zbardhjen e fatit të Dr. Adem Ademit.

Në deklaratë është kujtuar edhe kontributi i tij si mjek dhe kirurg, jetët që shpëtoi dhe përkushtimi ndaj njerëzve dhe shoqërisë.

Familja ka bërë të ditur se Dr. Adem Ademi do të përcillet për në banesën e fundit me nderimin dhe dinjitetin që meriton.

Ndërkaq, për datën dhe kohën e varrimit, si dhe organizimin e të pames, familja do të njoftojë në ditët në vijim./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.