Marc Cucurella nuk ka dashur të krijojë polemika pas përballjes me Lamine Yamal, të cilin arriti ta ndalte në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës.
Mbrojtësi i Realit iu përgjigj me qetësi deklaratave të mëparshme të talentit katalunas, i cili kishte paralajmëruar se do ta dominonte në El Clasico.
“Nuk më pëlqen të flas apo të mburrem. Preferoj të qëndroj i qetë dhe të bëj punën time. Më doli një ndeshje e mirë dhe me siguri do të luajmë edhe shumë herë kundër njëri-tjetrit”, deklaroi Cucurella.
Ai shtoi se në përballjet e ardhshme mund t'i takojë edhe atij të vuajë, duke lënë të kuptohet se rivaliteti me Yamalin nuk përfundon me një ndeshje. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

