Pak ditë pas kurorëzimit në një ceremoni luksoze në Romë, këngëtarja e njohur Kida, ka zgjedhur të vazhdojë festën me disa ditë pushimi në një prej destinacioneve më të bukura të Italisë.
Kida është fotografuar në Sardinia së bashku me partnerin e saj, Ajbin, duke shijuar momente romantike larg angazhimeve dhe vëmendjes mediatike.
Pas ceremonisë madhështore të martesës në Romë, çifti duket se ka zgjedhur ishullin italian për të kaluar disa ditë të qeta dhe për të shijuar kohën së bashku.
Foto: Instagram
Martesa e Kidës u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa këngëtarja ndau me ndjekësit momente nga ceremonia dhe atmosfera festive.
Tashmë, pas ditëve të veçanta në Romë, Kida dhe Ajbini po shijojnë një tjetër kapitull të rëndësishëm në jetën e tyre në brigjet e Sardinias.
Kida dhe Ajbi u martuan në Villa Miani, rezidencën historike të vendosur në majën e Monte Marios, me një pamje spektakolare mbi kryeqytetin italian.
U raportua prej muajsh se vetëm qiraja e hapësirës arrin deri në 25 mijë euro, ndonëse bashkë me stafin dhe organizimin, shpenzimet kaluan shifrën prej 70 mijë eurosh. /Telegrafi/