KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas bojkotit për shkak të higjienës, Këshilli i Prindërve njofton rifillimin e mësimit të hënën

Pas bojkotit për shkak të higjienës, Këshilli i Prindërve njofton rifillimin e mësimit të hënën

Pas bojkotimit për shkak të kushteve të higjienës, mësimi në shkollë do të rifillojë të hënën, më 9 nëntor 2026.

Kështu ka bërë të ditur Kryesia e Këshillit të Prindërve të Shkollës (KPSH), përmes një njoftimi, ku thuhet se pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme të prindërve, shkolla është pastruar në tërësi.

Sipas KPSH-së, inspektorët sanitarë kanë kryer inspektimin gjatë ditës së sotme dhe kanë dhënë rekomandimet përfundimtare. Po ashtu, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve kanë inspektuar ambientet e shkollës, ku kanë konstatuar përmirësim të dukshëm të kushteve të pastërtisë dhe higjienës.

Kryesia e KPSH-së ka bërë të ditur se ka zhvilluar edhe një takim urgjent me përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), nga të cilët kanë marrë zotime se situata të tilla nuk do të përsëriten.

Gjithashtu, prindërit janë njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje për zgjidhje alternative me NPB-në dhe kompaninë “Pastrimi”, e cila do të aktivizohet në rast të problemeve të ngjashme në të ardhmen.

KPSH-ja vlerëson se bojkoti e ka arritur qëllimin dhe se, bazuar në përmirësimet e konstatuara dhe zotimet e marra, janë krijuar kushtet për rifillimin e procesit mësimor./IndeksOnline/

Alarm për higjienën në shkollën “Ismail Qemali”, Këshilli i prindërve: Mos i dërgoni fëmijët në mësim…

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.