KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pas afrimitetit mes tyre, Fuego duket i prekur nga largimi i papritur i Behares

Pas afrimitetit mes tyre, Fuego duket i prekur nga largimi i papritur i Behares

Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother-it VIP Kosova 5” ka sjell reagime edhe te banorët e tjerë, ndërsa një prej atyre që u duk më i prekur nga kjo situatë ishte Fuego.

Produksioni njoftoi se Behare Maksutaj është detyruar ta ndërpresë rrugëtimin e saj në këtë format për shkak të një situate të jashtëzakonshme jashtë shtëpisë.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram, ku u konfirmua largimi i saj i papritur.

“Një situatë e jashtëzakonshme jashtë, e detyron Beharën ta lërë shtëpinë në këtë moment”, thuhej në njoftimin e produksionit.

Ky zhvillim duket se nuk ishte i lehtë për Fuegon, i cili pas largimit të Behares u shfaq i shqetësuar dhe i tensionuar.

Arsyeja mund të lidhet edhe me afrimitetin që dy banorët kishin krijuar gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi, ku kishin kaluar momente së bashku dhe kishin treguar një raport të afërt.

Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo ngjarje në lojën dhe raportet e tij me banorët e tjerë, sidomos pas afrimitetit që kishte krijuar me Beharen. 

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.