KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

“Party” në burgun e Peqinit – zbulohen telefona, uiski, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

“Party” në burgun e Peqinit – zbulohen telefona, uiski, verë dhe raki në qelitë e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara këtë të shtunë në IEVP Peqin janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara në disa qeli.

Sipas njoftimit, në qelinë e të dënuarit të sigurisë së lartë Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, u gjetën një shishe raki, dy shishe uiski, një shishe verë dhe dy karikues telefoni. Më herët, atij i janë gjetur edhe telefona celularë, ndërsa gjykata i kishte shtuar një vit dënim, edhe pse ai është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Në qelinë e të dënuarit me inicialet P.V. u sekuestruan një telefon iPhone, një karikues, dy fisha karikimi dhe një palë kufje wireless.

Ndërsa në qelinë e të dënuarit L.D. u gjetën dy telefona celularë, një Google Pixel dhe një Samsung, një karikues si dhe tre shishe me raki. /a2cnn/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.