Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit dhe i është drejtuar drejtësisë, duke pretenduar se ka pasur parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Sipas televizionit izraelit Channel 12, Likud ka depozituar një ankimim në Gjykatën e Qarkut në Jerusalem, kundër rezultateve të zgjedhjeve për Knessetin e 26-të, parlamentin e Izraelit.
Në dokumentin prej 28 faqesh, partia rendit pretendimet për parregullsi në zhvillimin e votimit, administrimin e rezultateve dhe procesin e shpalljes së tyre.
Likud kërkon ndërhyrjen e gjykatës për të shqyrtuar shkeljet e pretenduara dhe për të marrë masa korrigjuese, në rast se ato konstatohen. /Panorama

