Partia Liberale e Brazilit, e drejtuar nga Valdemar Costa Neto, ka njohur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, megjithëse ka kërkuar sqarime për disa çështje që lidhen me procesin e votimit.
Kandidati i së djathtës, Flavio Bolsonaro, i cili ende nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë për anulimin e rezultatit. Ai kundërshton vendimin për zgjatjen e orarit të votimit, duke pretenduar se masa e ka dëmtuar elektoratin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, sipas një analize të profesorit Pedro Burgos nga instituti brazilian Insper, zgjatja e votimit solli rreth 35 mijë vota shtesë, më pak se 0.03 për qind e totalit, një shifër shumë më e ulët se diferenca prej mbi 4.4 milionë votash mes kandidatëve, shkruan AlJazeera.
Edhe presidenti amerikan Donald Trump komentoi zgjedhjet, duke pretenduar se procesi dukej i manipuluar. Ai, megjithatë, deklaroi se nuk kishte mbajtur anë në garën presidenciale.
Ndërkohë, mediat braziliane raportojnë se këshilltarët ligjorë dhe aleatët politikë po përpiqen ta bindin Bolsonaron të heqë dorë nga kërkesa për anulimin e rezultatit.

