KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Partia Demokratike e Turqve zyrtarisht iu bashkua koalicionit të OBRM-PDUKM-së

Partia Demokratike e Turqve zyrtarisht iu bashkua koalicionit të OBRM-PDUKM-së

Partia Demokratike e Turqve u bashkua zyrtarisht sot me koalicionin OBRM-PDUKM.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe Partisë Demokratike të Turqve, Hristijan Mickoski dhe Zulfikar Zejnula, sot nënshkruan një marrëveshje që partia më e vogël t’i bashkohet koalicionit “Maqedonia Juaj”.

Mickoski tha se koalicioni OBRM-PDUKM tani do të ketë 59 anëtarë të Kuvendit.

“Duke nënshkruar marrëveshjen për partneritet politik, bashkëpunim dhe mbështetje me Partinë Demokratike të Turqve të Maqedonisë, po dërgojmë një mesazh të qartë se kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve dhe të ardhmen e shtetit, ka vend për unitet rreth vlerave, parimeve dhe qëllimeve të përbashkëta. Ky partneritet bazohet në besim, respekt të ndërsjellë dhe një vendosmëri të sinqertë për të punuar në interes të të gjithë qytetarëve. Jam veçanërisht i lumtur që sot familja jonë politike po pasurohet me Partinë Demokratike të Turqve të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se komuniteti turk është një pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, një popull që, me punën, traditën dhe besnikërinë e tij, ka kontribuar në zhvillimin e vendit për dekada të tëra./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.