Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë një inspektimi në një objekt ndërtimi në Podujevë janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Si pasojë e parregullsive të konstatuara, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt.
Sipas njoftimit, punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Qëllimi i këtyre masave është parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i një ambienti të sigurt për punëtorët. /Telegrafi/
